Shqiperia

Familjarja e shqiptares që u vra nga ish-bashkëshorti në Florida: Na fal që nuk s’të shpëtuam dot në kohë

familjarja e shqiptares qe u vra nga ish bashkeshorti ne florida na fal qe nuk ste shpetuam dot ne kohe
familjarja e shqiptares qe u vra nga ish bashkeshorti ne florida na fal qe nuk ste shpetuam dot ne kohe

Një familjare e Suela Saliajt, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj ka reaguar përmes rrjeteve sociale për vdekjen e saj. Ngjarja ndodhi në Florida të SHBA. Pas krimit, burri rrëmbeu vajzën e tyre, por më pas u kap nga policia.

Ajo shprehet e lënduar dhe falënderon të gjithë që i kanë dhënë mbështetje. Më tej ajo shprehet se vajza e tyre, Alessia është pranë njerëzve më të dashur.

“Faleminderit të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Familja jonë është në zi dhe e kemi të pamundur të pranojmë apo besojmë lajmin për ikjen e papritur të Suelës. Na mungon shumë. Nuk do arrijmë dot të jemi të njëjtët njerëz pa Suelën. Alessia është me njerëzit e saj më të dashur dhe po përpiqemi t’i japim ndihmën e duhur dhe të vazhdueshme për të cilën ajo ka nevoje. Suela ishte një vajzë shembull dhe e dashur për të gjithë ata që e kanë njohur.

Ëndrrat dhe planet e saj ishin te mëdha por fatkeqësisht u prenë në mes. Duam që çdo gjë që ajo ka dëshiruar apo ka pasur në planet e saj, ta realizojmë me Alessian. Suela je gjithmonë ne zemrat tona. Asnjë nuk meriton fatin tënd. Ti ishe një vajze kinge dhe e pavarur. Çdo sfidë në rrugën tënde e ke fituar me sukses. Sa shumë njerëz të duan e shkruajnë për ty! Na fal që nuk të shpëtuam dot në kohë. Je shpirti jonë! Të duam përgjithmonë! Shpirti jot u prehtë në paqe”, shkruan e familjarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts