Është shtyrë për në datën 25 nëntor seanca paraprake për Sali Berishën, Jamarbër Malltezi dhe të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”.
Në një deklaratë për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se shkak është bërë shkelja e afateve nga ana e gjykatës.
“Zoti i Berisha nuk është i nevojshëm për tu paraqitur. Në seancat procedurale prania e tij nuk është e nevojshme. Në seancat ku do të jetë e domosdoshme prezenca e tij për të shpjeguar një rrethane fakti do të çmohet si nga ne edhe ai”, u shpreh avokati.
Gjokutaj: Nga ana e gjykatës ishte shkelur afati 10 ditor i njoftimit nga dita e shortimit të cështjes. Kështu që për shkak të pavlefshmërisë së njoftimit dhe për shkak të të volumit të jashtëzakonshme të dosjes seanca u shty për në 25 nëntor ora 12:00.
U shkua tek verifikimi i palëve dhe tek konstatimi i këtij shkaku. Këtu u ndërpre për të na dhënë kohën ne.
Ne e kemi pasur në kërkimet me frekuente çështjen e revokimit të masës së sigurimit sepse ka të bëjë me lirinë personale të Berishës.
Zoti i Berisha nuk është i nevojshëm për tu paraqitur. Në seancat procedurale prania e tij nuk është e nevojshme. Në seancat ku do të jetë e domosdoshme prezenca e tij për të shpjeguar një rrethane fakti do të çmohet si nga ne edhe ai.
Po ashtu avokati Gjokutaj deklaroi se ata do të kërkojnë pushimin e çështjes, më pas vendimmarrja është e gjykatës.
“Cështja nuk ka as dyshimin më të vogël të arsyeshëm që i jemi referuar masës së sigurimit dhe llogarit më provat. Kështu që sigurisht ne do të kërkojmë pushimin e çështjes pastaj vendimmarrja është e gjykatës, palët janë në kërkim”, tha avokati.