Fati i Donald Trump mbetet pezull/ Vendimi për dënimin e ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale

fati i donald trump mbetet pezull vendimi per denimin e ish kreut te shtepise se bardhe shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale





































Dënimi i Donald Trump në gjyqin e tij penal në Manhattan është shtyrë pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

donald trump

Vendimi i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Manhatanit, Juan Merchan, që shtyn dënimin e 18 shtatorit deri më 26 nëntor, do të thotë se votuesit nuk do ta dinë deri në ditën e zgjedhjeve fatin e ish-presidentit, i cili përballet me burgim të mundshëm në këtë rast.

Avokatët e Trump, kandidatit republikan për president, kanë përdorur disa manovra ligjore për të shtyrë dënimin, i cili ishte planifikuar për në 18 shtator.

Trump, 78 vjeç, mund të përballet me katër vjet burgim pasi u shpall fajtor për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit – por  ekspertët ligjorë thonë  se ai ka më shumë gjasa të marrë shërbim prove ose shërbim në komunitet.

Ish-Presidenti Trump u gjend fajtor në muajin maj për 34 akuza penale në lidhje me falsifikim të të dhënave të biznesit, për të fshehur pagesat prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, marrëdhënia me të cilën mund të dëmtonte kandidimin e tij në zgjedhjet e vitit 2016.

Ish-Presidenti Trump ka mohuar pretendimin e saj për një marrëdhënie mes tyre dhe ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Falsifikimi i të dhënave të biznesit dënohet me deri në katër vite burgim. Dënimet e tjera të mundshme variojnë që nga dënimi me kusht dhe deri në gjobitje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →