Italia synon që të kthehet përsëri në shina me Ligën e Kombeve, për të dhënë një sinjal se ajo që u pa gjatë Euro 2024 nuk ishte forca e vërtetë e kësaj skuadre. Por çdo plan i ringritjes së kësaj përfaqësueseje është në ajër për shkak të Izraelit.
Në ndeshjet e Ligës së Kombeve, Italia përballet me Izraelin, por me sa duket ka vështirësi të gjejë një stadium për të zhvilluar sfidën e planifikuar më 14 tetor në territorin italian.
Më i fundit që e ka refuzuar ka qenë Bashkia e Udines, e cila ka vendosur që të mos zhvillojë ndeshjen në stadiumin e “Friuli”. Sipas ANSA, ajo i ka bërë të ditur federatës se “nuk ka zgjedhur të pranojë kërkesën për zhvillimin e ndeshjes pasi një gjë e tillë do të sillte ndarje, meqë Izraeli është një shtet në luftë”.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co