Shqiperia

Fëmija 6-muajsh bllokohet në banesë, nëna kërkon ndihmën e zjarrfikësve që futen me shkallë nga ballkoni

femija 6 muajsh bllokohet ne banese nena kerkon ndihmen e zjarrfikesve qe futen me shkalle nga ballkoni
femija 6 muajsh bllokohet ne banese nena kerkon ndihmen e zjarrfikesve qe futen me shkalle nga ballkoni

Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur për disa minuta i vetëm në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era,duke e lënë nënën jashtë.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati shumëkatësh në lagjen “30 Vjetori” të Beratit, në banesën e shtetasit Lulëzim Braja.

Duke qenë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë, nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrëfikësit.

Efektivët e shërbimit zjarrëfikës kanë ndërhyrë me sukses, duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts