Fermerët arrijnë fitoren e parë pas protestave, Ursula von der Leyen tërheq ligjin për reduktimin e pesticideve në BE

fermeret arrijne fitoren e pare pas protestave ursula von der leyen terheq ligjin per reduktimin e pesticideve ne be
fermeret arrijne fitoren e pare pas protestave ursula von der leyen terheq ligjin per reduktimin e pesticideve ne be

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi tërheqjen e një ligji që synonte të reduktonte përdorimin e pesticideve në të gjithë Bashkimin Evropian, duke shënuar humbjen e parë të asaj që njihet si “Marrëveshja e Gjelbër”.

Rregullorja e Përdorimit të Qëndrueshëm (SUR) u paraqit për herë të parë në qershor 2022 me qëllimin për të ulur përgjysmë përdorimin e pesticideve deri në vitin 2030. Ajo parashikonte gjithashtu ndalimin total të këtyre produkteve në zona të ndjeshme, si hapësirat e gjelbra urbane dhe promovoi përdorimin e alternativave me rrezik të ulët.

Pesticidet kimike të përdorura për të ruajtur rendimentet e të korrave konsiderohen si një burim kryesor i ndotjes dhe janë lidhur me shkatërrimin e biodiversitetit, ujin me cilësi të dobët, tokat e degraduara, rezistencën ndaj dëmtuesve dhe sëmundjet kronike.

Vendimi i Von der Leyen vjen mes një reagimi në rritje të krahut të djathtë kundër Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe protestave të përhapura të fermerëve në gjithë Europën, të cilët, mes ankesave të tjera, u ankuan për barrën e krijuar nga rregullimi mjedisor.

Lëvizja e kontestimit arriti në Bruksel javën e kaluar gjatë një samiti të lartë të liderëve të BE-së, duke krijuar skena kaosi para Parlamentit Evropian. Von der Leyen, së bashku me kryeministrat e Belgjikës dhe Holandës, morën pjesë në një takim të improvizuar me përfaqësues nga sektori bujqësor menjëherë pas përfundimit të samitit.

Gjatë fjalimit të saj të martën në mëngjes, shefja e Komisionit foli gjerësisht për fermerët, duke thënë se ata “meritojnë të dëgjohen” ndërsa përballen me shkatërrimet e ndryshimeve klimatike, pushtimin rus të Ukrainës dhe krizën e kostos së jetesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →