Fermerët polakë vijojnë përpjekjet për të ndaluar emigrantët ilegalë që vijnë nga Bjellorusia, ja çfarë bënë këtë herë

fermeret polake vijojne perpjekjet per te ndaluar emigrantet ilegale qe vijne nga bjellorusia ja cfare bene kete here
fermeret polake vijojne perpjekjet per te ndaluar emigrantet ilegale qe vijne nga bjellorusia ja cfare bene kete here

Fermerët polakë duket se kanë vendosur të marrin situatën në dorë për të ndaluar fluksin e emigrantëve ilegalë që hyjnë në vend, duke shpërndarë bajga derri në kufi.

Ata supozojnë se shumica e ilegalëve ‘janë muslimanë’ të cilët nuk do t’i afrohen jashtëqitjeve të derrit.

Presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko, ‘e ka kthyer emigracionin në një armë’ kundër bllokut evropian, thotë BE, e cila e ka sanksionuar atë pas rizgjedhjes së kontestuar në 2020.

Opozita e akuzon atë për falsifikim të zgjedhjeve dhe mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar.

BE thotë se në tentativë për të diskredituar bllokun, Bjellorusia po ndihmon emigrantët e saj të kalojnë ilegalisht kufirin drejt Polonisë, Lituanisë e Letonisë.

Fermerët polakë kanë vendosur të veprojnë vetë kundër emigrantëve që kalojnë kufirin pasi neglizhenca e qeverisë për të vepruar, i ka lënë të zhgënjyer.

Disa pamje video të postuara në rrjetet sociale tregonin fermerët që shpërndajnë me traktorë bajga derri përgjatë linjës së kufirit Poloni-Bjellorusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →