Bota Sport

Fernando Alonso për Mbape: Më në fund erdhi edhe ai!

fernando alonso per mbape me ne fund erdhi edhe ai





































Piloti i Formula 1, Fernando Alonso, nuk e ka fshehur asnjëherë se është një fans i Realit të Madridit.

alonso1

“Unë jam një tifoz i madh i Realit të Madridit. Babai im ishte nga Madridi dhe kjo ndikon gjithmonë, por gjithashtu u bëra tifoz i Realit, sepse fitova”, ka thënë në disa raste piloti i “Aston Martin”.

Këtë herë ai ka komentuar dhe mbërritjen në Madrid të yllit të kombëtares franceze, Kilië Mbape. Ai ka duartrokitur ardhjen e lojtarit francez, dikur i PSG-së. Duke folur për “DAZN”, Fernando Alonso ka deklaruar:

“Jam shumë i lumtur pas një pritjeje të gjatë prej 6 apo 7 vitesh në të cilat nënshkrimi ishte gjithnjë një hap larg por që nuk u realizua kurrë deri tani. Më në fund ka ardhur dhe do të jetë një përforcim i jashtëzakonshëm për Madridin, shpresoj që të ketë sukses. Tifozët do ta shijojnë atë”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts