Festat e fundvitit, Policia zbardh planin e masave! Shtohen forcat e rendit në terren dhe monitorimi me kamera në rrugë

festat e fundvitit policia zbardh planin e masave shtohen forcat e rendit ne terren dhe monitorimi me kamera ne rruge








































Policia e Shtetit me rastin e festave të fundvitit, ka hartuar një plan masash, që nis zbatimin prej sot (24 dhjetor) deri më 3 janar të vitit 2025, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

polic2-partulle

Policia bën me dije se masat shtesë parashikojnë prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë, kontroll të plotë të territorit, kontroll ndaj shtetasve me precedentë kriminalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë, bazuar në inteligjencën informative, sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Për të eliminuar radhët e gjata në hyrje/dalje, njofton policia, janë marrë masa, janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Po bashkëpunohet me homologët në pikat tokësore, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe për sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme, në të dyja anët e kufirit. Gjithashtu, është rritur kontrolli si në pikat e kontrollit kufitar, ashtu edhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Masa janë marrë edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve rrugore, duke shtuar monitorimet në të gjitha akset rrugore, me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë inteligjentë, alkooltestues dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Për netët festive të Krishtlindjes dhe të ndërrimit të viteve, si dhe për ditët e para të vitit 2025, që përkojnë me pushime zyrtare, do të ketë rritje të prezencës policore në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve duke bashkëpunuar edhe me policitë bashkiake përkatëse.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të sigurisë dhe rendit, në restorante, lokale dhe qendra tregtare, që kanë frekuentim të lartë qytetarësh.

Për të parandaluar ngjarjet kriminale, janë shtuar shërbimet dhe patrullimet në afërsi të bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve të tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale.

Shërbimet e Policisë do të jenë në gatishmëri të plotë duke bashkëpunuar me strukturat vendore për të ndërhyrë në çdo moment, në rast së është e nevojshme.

Policia e Shtetit uron qytetarët gëzuar festat e fundvitit dhe i siguron ata se është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për të gjithë qytetarët. Për çdo rast paligjshmërie, ata mund të denoncojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →