Bota

“Festë “nën kërcënimin e armëve/ Çfarë ndodhi brenda fabrikës në Stamboll? Pengmarrësit lejojnë punëtorët të festojnë ditëlindjen e kolegut

feste nen kercenimin e armeve cfare ndodhi brenda fabrikes ne stamboll pengmarresit lejojne punetoret te festojne ditelindjen e kolegut
feste nen kercenimin e armeve cfare ndodhi brenda fabrikes ne stamboll pengmarresit lejojne punetoret te festojne ditelindjen e kolegut

Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me pengmarrjen e 7 personave në një fabrikë në periferi të Stambollit, teksa tanimë mësohet se ishin dy persona me armë që hynë në ambientet e një kompanie amerikane.

Sipas mediave në Turqi mësohet se duke qenë se ishte ditëlindja e njërit prej pengjeve, kolegët e tij, të cilët kishin bërë përgatitjet paraprakisht, u kërkuan pengmarrësve leje për të festuar.

Pasi autorët dhanë lejen, punonjësit vijuan me “festën” e tyre nën kërcënimin e armëve, ndërsa nga pamjet e siguruara nga brenda fabrikës ata shfaqen të pa dëmtuar dhe të mbledhur rreth një torte.

Deri më tani është raportuar se 3 nga të marrë peng ishin kontabilistë të kompanisë, 1 person ishte menaxher projekti dhe 3 të tjerët ishin personel i fabrikës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts