Sport

Festoi në mënyrë të pahijshme, UEFA trondit Anglinë, hap një hetim për Bellingham, ja çfarë rrezikon

festoi ne menyre te pahijshme uefa trondit angline hap nje hetim per bellingham ja cfare rrezikon
festoi ne menyre te pahijshme uefa trondit angline hap nje hetim per bellingham ja cfare rrezikon

Në momentin më të bukur, pasi siguruan një biletë për në fazën çerekfinale, për të trazuar disi ambientin në radhët e përfaqësueses Angleze ka menduar UEFA. Qeveria e futbollit Evropian ka hapur një hetim për Jude Bellingham, për mënyrën e tij të festimit pas golit në minutën e 95-të.

Futbollisti britanik gjatë festimeve bëri një gjest të pahijshëm duke prekur pjesë intime të trupit. Sipas UEFA-s, kjo është shkelje e rregullave bazë të sjelljes.

Në këtë mënyrë Bellingham rrezikon të dënohet me një ndeshje skualifikim, mund të humbas çerekfinalen kundër Zvicrës, por më e mundshme në këtë rast është të dënohet me një gjobë të majme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts