Shqiperia

Fier/ Gjendet pa shenja jete 58-vjeçarja, dyshohet se është vetëvarur

fier gjendet pa shenja jete 58 vjecarja dyshohet se eshte vetevarur
fier gjendet pa shenja jete 58 vjecarja dyshohet se eshte vetevarur

Policia në fshatin Kurjan të Roskovecit ka gjetur pa shenja jete një shtetase 58-vjeçare.

Gruaja dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Roskovec, Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, shtetasja B. S., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts