Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi në margjinat e prezantimit të një raporti për tranzicionin energjetik nga Fondacioni Maire, foli edhe për kampet e refugjatëve që pritet të hapen në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës.
Piantedosi tha se qendrat e emigrantëve do të hapen në tetor, pas disa muajsh vonese për shkak të disa kontrolleve që janë zhvilluar.
“Fillojmë në tetor. Sigurisht që ka pasur disa muaj vonesë: ka pasur disa kontrolle normale për të cilat u zbulua, për shembull, se terreni duhej të përforcohej. Kjo është e gjitha”, tha ministri italian.
Për sa i përket rrezikut të apelimeve nga emigrantët e ndaluar që do vendosen në Shqipëri, Piantedosi shtoi, “ne nuk i trembemi sepse kjo është një rregullore me të cilën Italia parashikon një rregullore evropiane që do të hyjë në fuqi nga viti 2026: do të ketë procedura të përshpejtuara kufitare me dëbime. më shpejt pa e ngjeshur të drejtën për azil Më pas trajtohen herë pas here mosmarrëveshjet individuale”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co