Filxhanë çaji me cianid në dhomën 502, misteri i 6 vdekjeve në suitën e hotelit luksoz në Bangkok

filxhane caji me cianid ne dhomen 502 misteri i 6 vdekjeve ne suiten e hotelit luksoz ne bangkok



































Ende nuk dihej se çfarë kishte ndodhur në katin e pestë të Grand Hyatt Erawan në Bangkok derisa oficerët e policisë hapën derën.

ushqim

Askush nuk u dëgjua të ulërinte, askush nuk kishte thirrur për ndihmë. Askush nuk kishte arritur as te dera.

Edhe brenda, me sa duket nuk kishte shenja zënke, dreka e paprekur ende e shtruar në tavolinë. Nga jashtë dhomës 502, e vetmja e dhënë për tmerrin që kishte ndodhur brenda mbyllur ishte fakti që 6 viktimat nuk po dilnin nga hoteli.

E megjithatë brenda ishin gjashtë trupa të pajetë, së bashku me filxhanë çaji me cianid.

Oficerëve nuk iu desh shumë kohë për të kuptuar se viktimat kishin pirë çajin e helmuar.

Por disa ditë pasi policia zbuloi ngjarjen shokuese, mbeten pyetje të mëdha: pse ata – dhe kush e bëri?

Kush janë gjashtë personat që vdiqën

Katër nga viktimat janë shtetas vietnamezë, Thi Nguyen Phuong, 46 vjeçe, burri i saj Hong Pham Thanh, 49 vjeç, Thi Nguyen Phuong Lan, 47 vjeçe dhe Dinh Tran Phu, 37 vjeç.

Dy të tjerët janë shtetas amerikanë me origjinë vietnameze, Sherine Chong, 56 vjeçe dhe Dang Hung Van, 55 vjeç.

Sipas hetuesve, Sherine Chong besohej se kishte marrë hua 280.000 dollarë nga çifti Hong Pham Thanh dhe Thi Nguyen Phuong për të investuar në një projekt ndërtimi spitalor në Japoni. Çifti, që zotëronte një biznes ndërtimi, kërkonin kthimin e borxhit.

Në fakt, çështja duhej të shkonte në gjykatë në Japoni brenda disa javësh.

Në pamje të parë, ky takim dukej se ishte një përpjekje për të diskutuar çështjen përpara dërgimit të saj në gjykatë.

Thi Nguyen Phuong Lan ndodhej në hotel sepse Chong, e cila sipas mediave amerikane jetonte në Oakland të Kalifornisë, i kishte kërkuar asaj që të vepronte si ndërmjetëse e saj me çiftin në lidhje me investimin.

Por dy viktimat e tjera si u përfshinë?

Dinh Tran Phu – një make-up artist i suksesshëm, klientela e të cilit përfshin yje të filmit, këngëtarë dhe Miss-e në Vietnam, punonte për Chong.

Babai i tij, duke folur për BBC Vietnamese, theksoi faktin se ai kishte udhëtuar në Tajlandë me klientët e tij të rregullt, jo me të panjohur.

Pjesëmarrja e Dang Hung Van në takimin e suitës së hotelit nuk është e qartë.

Gjithashtu në hotel kishte rezervuar edhe motra e një prej viktimave, por kthye në Vietnam nga Tajlanda javën e kaluar dhe policia tha se nuk ishte e përfshirë në incident.

24
Diagrami i skenës së krimit të ndërtuar nga policia

Çfarë ndodhi në suitën e tyre të hotelit?

Grupi u vendos në hotel gjatë fundjavës dhe iu caktuan pesë dhoma, katër në katin e shtatë dhe një në katin e pestë.

Chong u regjistrua në dhomën 502 të dielën. 5 të tjerët shkuan në suitën e saj atë ditë, por u kthyen në dhomat e tyre përkatëse gjatë natës.

Para mesditës të së hënës, Dang Hung Van porositi gjashtë filxhanë çaj ndërsa Dinh Tran Phu, artisti i grimit, porositi oriz nga dhomat e tyre përkatëse. Ata kërkuan që ushqimi të dërgohej në dhomën 502 në orën lokale 14:00.

Pak minuta para orës 14:00, Chong filloi të merrte porositë e ushqimit në dhomën 502. Ajo ishte vetëm në suitë në atë kohë.

Policia tha se ajo refuzoi ofertën e kamerierit për t’i shërbyer çajin. Kamarieri zbuloi gjithashtu se “fliste shumë pak dhe ishte dukshëm nën stres”.

Pjesa tjetër e grupit mbërrinte menjëherë më pas. Çifti u futën në dhomë duke mbajtur një valixhe.

Në orën 14:17, të gjashtë mund të shiheshin tek dera e suitës para se të mbyllej. Që nga ai moment, nuk kishte asnjë shenjë lëvizjeje brenda dhomës. Ata ishin planifikuar të largoheshin të hënën, por nuk arritën.

Policia hyri në dhomë në orën 16:30 të së martës dhe gjeti gjashtë të vdekur në dysheme.

Hetimi zbuloi se dy prej tyre ishin përpjekur të shkonin te dera e suitës, por nuk arritën në kohë.

Të gjithë trupat kishin shenja të helmimit me cianide, të cilat – në doza të caktuara – mund të vrasin brenda pak minutash. Buzët dhe thonjtë e tyre kishin marrë ngjyrë vjollce të errët që tregonte mungesë oksigjeni, ndërsa organet e brendshme u kthyen në “të kuqe gjaku”, që është një tjetër shenjë e helmimit me cianid.

Hetuesit thonë se nuk ka “asnjë shkak tjetër” që do të shpjegonte vdekjen e tyre “përveç cianidit”.

Teste të mëtejshme po kryhen për të përcaktuar “intensitetin” e kimikatit vdekjeprurës dhe për të përjashtuar çdo helm tjetër.

Por kush i helmoi?

Policia dyshon se një nga të viktimat qëndron pas helmimit dhe është shtyrë nga borxhi, por nuk thuhet se kush.

Sipas gazetës vietnameze VN Express, hetuesit thanë se Chong ishte paditur nga të pesë të tjerët për investimet e saj të dështuara.

Takimi në Bangkok u bë për të negociuar një zgjidhje, por përpjekja dështoi.

Çfarë pista të tjera po ndjekin hetuesit?

Policia ka marrë një deklaratë nga udhërrëfyesi turistik i grupit në Bangkok, 35-vjeçari Phan Ngoc Vu.

Udhërrëfyesi deklaroi se para se të vdiste, Thi Nguyen Phuong Lan, ndërmjetësi, i kishte kërkuar dikujt të blinte ilaçe tradicionale që përmbanin gjak gjarpri për dhimbjet e saj të kyçeve.

Ndërkohë në siutë u gjetën pije që nuk i përkisnin hotelit dhe ishin të vendosua pranë filxhanëve të çajit me cianid, pranë tryezës së ngrënies.

E sigurt është se zyrtarët duan që çështja të zgjidhet shpejt. Kryeministri vietnamez Pham Minh Chinh ka udhëzuar zyrtarët në Hanoi që të bashkërendojnë ngushtë me homologët e tyre tajlandez mbi hetimin.

Sa për autoritetet tajlandeze, nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të keqe për Tajlandën. Sapo kishte zgjeruar hyrjen pa viza në 93 vende për të ringjallur industrinë e saj të turizmit, një shtyllë kryesore ekonomike që ende nuk është rikuperuar plotësisht nga pandemia.

Gati një vit më parë, një djalë 14-vjeçar qëlloi për vdekje dy persona në një qendër tregtare luksoze, gjithashtu në Bangkok.

Kryeministri Srettha Thavisi tha se nuk kishte asnjë rrezik për sigurinë publike dhe se ishte një çështje private. Për familjet, tronditja është e dukshme.

Nëna e grimerit, Tuy, tha sse djali i saj ishte thjesht në një udhëtim rutinë pune.

Babai i tij, Tran Dinh Dung, shtoi se nuk vuri re asgjë të çuditshme tek i biri herën e fundit që e pa atë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →