Spanjë-Angli, finalja e madhe e “Euro2024”, pritet ma padurim nga tifozët në të gjithë botën. Kjo është një super sfidë e cila premton spektakël, ndërsa të shumtë janë edhe personazhet “vip që kanë konfirmuar prezencën e tyre në Berlin më 14 korrik.
Prezent për të ndjekur këtë finale do të jetë edhe Princi William, lajm ky i konfirmuar nga Familja Mbretërore Angleze. Princi William është një tifoz i flaktë i ekipit përfaqësues, pamjet e tij duke festuar golat e “tre luanëve” shpesh kanë bërë xhiro në rrjet.
Williams nuk ishte i pranishëm në takimin kundër Holandës, ndeshje që e ndoqi në shtëpi së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten Kate, por nuk mungoi një reagim i tij në rrjetet sociale: “Çfarë bukurie”, shkruante William, i cili duhet të ishte në stadium në atë takim, por për shkak të impenjimeve të papritura nuk arriti në kohë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co