Finalizohet divorci i Jason Momoa dhe Lisa Bonet

finalizohet divorci i jason momoa dhe lisa bonet
finalizohet divorci i jason momoa dhe lisa bonet

Jason Momoa dhe Lisa Bonet janë zyrtarisht të divorcuar.

Gjykatësi ka dhënë vendimin e formës së prerë për martesën e dy aktorëve që ishin të ndarë prej vitesh.

Bonet dhe Momoa qëndruan të martuar për 7 vjet dhe kishin 12 vite të lidhur bashkë. Aktorja kërkoi divorcin në muajin janar.

Ndarja e tyre daton më 7 tetor 2020 në dokumentet zyrtare. Ajo u bë publike në vitin 2022.Sipas burimeve asnjë prej tyre nuk përfiton mbështetje financiare pasi kanë rënë dakord të ndajnë asetet së bashku dhe do të gëzojnë kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve të tyre, vajzës 16-vjeçare dhe djalit 15-vjeçar.

Aktualisht Momoa Ă«shtĂ« lidhur me aktoren e filmave “Hit Man” dhe “Father of the Bride”, Adria Arjona.

Bonnet ka qenë e martuar edhe më parë me yllin e rock-ut, Lenny Kravitz dhe ka një vajzë me të.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →