Bota Shqiperia Sport

Finalja e Kupës së Mbretit prodhon një tjetër ‘El Clasico’! Barcelona eliminon Atletikon dhe i “hedh dorashkën” Realit

finalja e kupes se mbretit prodhon nje tjeter el clasico barcelona eliminon atletikon dhe i hedh dorashken realit













































Barcelona ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit, aty ku do të përballet me Real Madridin, pasi eliminoi Atletiko Madridin me rezultat të përgjithshëm 5-4. 

yamal-1-780x439-580x400

Katalanasit triumfuan 0-1 në duelin e kthimit në Madridit, duke fluturuar kështu drejt finales së madhe aty ku tashmë u kanë “hedhur dorashkën” madrilenëve të Ançelotit. 

Përballja e mbrëmjes së sotme u vlendos nga goli i Ferran Torres në minutën e 27-të, pas asistit të Lamin Jamal.  Pavarësisht tentativave në pjesën e dytë, Atletiko e Simeones, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. 

Kështu, Barcelona ia doli ta ruante këtë epërsi minimale, ndërsa në finale të Kupës së Mbretit do të kemi “El Clasico” që luhet më 26 prill. 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts