Ligjvënësit finlandezë miratuan një projekt-ligj të diskutueshëm të premten, i cili u lejon rojeve kufitare të largojnë emigrantët e vendeve të treta që përpiqen të hyjnë nga Rusia.
Qëllimi i projekt-ligjit është të prezantojë masa të përkohshme që frenojnë emigrantët të hyjnë në vendin nordik, në përgjigje të asaj që Helsinki e sheh si “luftë hibride” nga Rusia.
Qeveria e tyre thotë se Moska po dërgon emigrantë pa dokumente në kufirin midis dy vendeve për të orkestruar një fluks emigrimi.
Ligji do t’i lejojë rojet kufitare finlandeze të refuzojnë kërkesat për azil emigrantësh në pikat e kalimit në rrethana të caktuara.
Megjithatë, ata supozohet se nuk do t’u refuzojnë hyrjen fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara dhe çdo emigranti që rojet kufitare konsiderojnë se janë në një pozitë veçanërisht të cenueshme.
Ligji është i vlefshëm për një vit dhe u miratua nga 167 ligjvënës finlandezë – minimumi i nevojshëm për të kaluar në parlamentin finlandez prej 200 vendesh.
Kryeministri i Finlandës Petteri Orpo përmendi sigurinë kombëtare për të argumentuar se ligji ishte i nevojshëm për të trajtuar manovrat e Rusisë për sjelljen e qëllimshme të emigrantëve në kufirin e ruajtur shumë.
Ligji është pritur me polemika – pasi akademikë, ekspertë ligjorë dhe grupe të të drejtave të njeriut, thonë se ai bie ndesh me Kushtetutën e Finlandës, angazhimet ndërkombëtare të të drejtave të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe premtimet e BE-së dhe të nënshkruara nga Finlanda.
Michael O’Flaherty, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, kishte shprehur më parë shqetësim rreth projektligjit dhe kishte kërkuar që të mos miratohej.
Finlanda mbylli kufirin tokësor prej 1,340 kilometrash me Rusinë vitin e kaluar, pasi më shumë se 1,300 emigrantë pa dokumentacion ose viza të duhura hynë në vend në tre muaj vetëm pasi vendi u bashkua me NATO-n.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co