Sam Bankman-Fried, ish-manjati i kriptomonedhave, i cili u arrestua për mashtrim, u dënua sot me 25 vjet burg, duke mbyllur një sagë të jashtëzakonshme që përmbysi industrinë e kriptovalutave.
Dënimi i Bankman-Fried ishte më i ulët se 40 deri në 50 vitet që prokurorët federalë kishin rekomanduar. Një oficer federal i provës kishte rekomanduar 100 vite burg, pak më pak se dënimi maksimal i mundshëm prej 110 vitesh pas hekurave.
Dënimi u dha nga gjyqtari Lewis A. Kaplan në Gjykatën Federale të Qarkut në Manhatan.
Përpara se të jepej dënimi, 32-vjeçari u kërkoi falje klientëve, investitorëve dhe punonjësve të FTX, firmës së tij e cila u bë përgjegjëse për humbjen e rreth 12 miliardë dollarëve..
“Shumë njerëz ndihen vërtet të zhgënjyer” tha ai. “Me vjen keq për atë. Më vjen keq për atë që ndodhi.”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co