Kompanitë kineze të makinave i kanë bërë thirrje Pekinit që të godasë rivalët e Bashkimit Evropian me taksa importi deri në 25% nëse blloku tregtar vendos tarifa për automjetet nga Kina, ka raportuar media shtetërore e vendit.
Kërkesa thuhet se është bërë në një takim me dyer të mbyllura të organizuar nga Ministria e Tregtisë e Kinës, ku morën pjesë edhe përfaqësues të firmave evropiane të makinave. Masat do të synojnë makina nga BE me motorë të mëdhenj me benzinë.
Javën e kaluar, BE kërcënoi prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike (EV) me tarifa deri në 38% nga 4 korriku. Takimi në Pekin u ndoq nga katër kompani kineze dhe gjashtë evropiane të makinave, sipas një artikulli të publikuar nga një llogari në media sociale e lidhur me transmetuesin shtetëror CCTV.
Gjigandi gjerman i prodhimit të makinave Volksvagen ka konfirmuar për BBC se ishte i pranishëm në takim, por nuk pranoi të komentojë mbi atë që u diskutua. Kompanitë e tjera evropiane që thuhet se ishin të pranishme, duke përfshirë BMV dhe Porsche, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të BBC-së për koment. “Kompanitë kineze të makinave i kërkuan qeverisë të miratojë kundërmasa të forta kundër BE-së”, thuhet në raport.
“Sugjerohet që brenda kufijve të lejuar nga rregullat e Organizatës së Tregtisë Uord, të vendoset një tarifë e përkohshme më e lartë për automjetet me benzinë me motor të madh të importuara nga Evropa. Raportet i bëjnë jehonë një artikulli të botuar muajin e kaluar nga gazeta shtetërore Global Times, e cila tha se tarifat 25% duhet të zbatohen për makinat me motorë benzine më të mëdhenj se 2.5 litra.
Masa do të synonte automjetet “luksoze ose ultra luksoze”, që do të thotë se “një taksë shtesë nuk ka të ngjarë të bëjë shumë ndryshim në vëllime,” i tha BBC-së Bill Russo, nga firma këshilluese Automobility.
Pse BE-ja mund të jetë gati t’i bëjë më të shtrenjta makinat elektrike kineze
Komisioni Evropian qeverisës i BE-së (KE) njoftoi javën e kaluar se prodhuesit kinezë të EV do të përballen me tarifa, “nëse diskutimet me autoritetet kineze nuk çojnë në një zgjidhje efektive”. Firmat që bashkëpunuan me hetimin, i cili nisi në tetor, do të përballen me një tarifë mesatare prej 21%, ndërsa ato që nuk kanë bashkëpunuar mund të përballen me tarifa deri 38.1%.
Këto tarifa do të vijnë në krye të tarifës aktuale prej 10% të vendosur për të gjitha makinat elektrike të prodhuara në Kinë. Ndërhyrja e BE-së vjen, pasi SHBA-ja bëri një lëvizje shumë më të guximshme për rritjen e tarifave të saj për makinat elektrike kineze nga 25% në 100% muajin e kaluar.
Qeveria kineze i ka denoncuar vendimet si proteksionizëm dhe që atëherë ka filluar të marrë masa hakmarrëse. Në fillim të kësaj jave, Kina nisi një hetim për importet e produkteve evropiane të derrit. Muajin e kaluar, Pekini sinjalizoi një lëvizje të ngjashme duke nisur një hetim për importet e kimikateve nga BE dhe SHBA./BBC/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co