Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Ankara të Turqisë. Rama do të takohet me presidentin turk Erdogan. Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në kuadër të vizitës do të mbahet në Ankara takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri, nën presidencën e Erdoganit dhe Ramës, që u krijua më 6 janar 2021.
Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Gjatë takimeve me Shqipërinë, aleaten e NATO-s, do të shkëmbejnë ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.
“Në takimet me aleatin tonë në NATO, Shqipërinë, krahas marrëdhënieve dypalëshe, do të ketë një shkëmbim mendimesh për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Në mbledhjen e Këshillit do të nënshkruhen tekste të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në bazën kontraktuale të marrëdhënieve Turqi-Shqipëri.”, thuhet në deklaratën e drejtorisë së Komunikimit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co