Bota Sport

Fitore historike! Olimpiakosi mund me shtesa Fiorentinën dhe bën të tijën Ligën e Konferencës

fitore historike olimpiakosi mund me shtesa fiorentinen dhe ben te tijen ligen e konferences






























Olimpiakos ka shkruar historinë sot, duke u bërë skuadra e parë e futbollit grek që siguron trofeun në një nga kompeticionet madhore ndërkombëtare. Skuadra greke ka mundur 1-0 Fiorentinën në finalen e Ligës së Konferencës, duke siguruar këtë trofe në një natë historike për ta.

panigir_goal_oly_maketo

Në një ndeshje ku rastet ishin me pikatore, koha e rregullt nuk prodhoi gola dhe shtesat u bënë vendimtare.

Heroi i këtij rrugëtimi për Olimpiakos, marokeni EL Kabi, ishte ai i cili pak minuta para fundit të shtesave dhe fillimit të penalltive, gjeti devijimin e duhur para portës, duke i dhënë suksesin skuadrës së tij.

Ndërkohë, Fiorentina del për të dytin vit radhazi kokulur nga finalja e këtij turneu, përsëri me një gol në minuta e fundit që dënon ekipin italian.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts