Arbër Abilaliaj në stolin e Partizanit dhe golat në minutat e fundit duket se kanë një përputhje të frikshme. Mund të jetë një koiçidencë e frikshme, fat, aftësi e ish-sulmuesit të kuq, por ajo që mund të themi është se pesë nga shtatë fitoret e Abilaliajt si trajner i Partizanit janë finalizuar me sukses në minutat e fundit.
Vjet e niste me një fitore në të tillë në derbi, për të vijuar më pas me Erzenin, Teutën dhe Laçin. Pas një ndërprerjeje prej afro tetë muajsh, drejtorit iu desh të kthehej sërish në stol. Pas humbjes me Vllazninë, arriti të sigurojë një fitore “thriller” në minutat e fundit kundër Skënderbeut me një gol të Mehmetit në minutën e tretë shtesë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co