Fitorja ndaj Kukësit, Shehi: Vlerësuam në maksimum ndeshjen, jam i kënaqur nga të rinjtë! Dëmtimi i Skukës…

fitorja ndaj kukesit shehi vleresuam ne maksimum ndeshjen jam i kenaqur nga te rinjte demtimi i skukes
fitorja ndaj kukesit shehi vleresuam ne maksimum ndeshjen jam i kenaqur nga te rinjte demtimi i skukes

Tekniku i Partizanit, Orges Shehi komentoi suksesin minimal 1-0 në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit.

“Fitorja? Ndeshje që ne e kishim vlerësuar. Ndeshje që ka momente të veçantë. Na penalizoi pak edhe fusha dhe në fund ne morëm masat për lojtarë shtatlartë për të arritur drejt rezultatit.

Lojtarët e rinj?Jemi të kënaqur. Buxhelaj dhe Prekaj vijnë dhe luajnë për 90-të minuta. Kanë munguar gjatë dhe dhanë sinjal pozitiv. Komplimenta meriton edhe Mehmeti që u fut siç duhet në fushën e lojës.

Skuadra tregoi ekuilibër në mbrojtje?Ne kërkojmë të jemi gjithmonë në ekuilibër. Buxhelaj bëri siç duhet detyrat e dhëna. Skuadra përshtatej siç duhej në mbrojtjes, pavarësisht se nga fundi u konsumuan, por gjithsesi ekuilibri ishte po aty. Do përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme, pasi kemi pësuar në tranzicion.

Kishim raste dhe momente të caktuara ku kërkonim të mbyllnim ndeshjen, por jo çdo rast bëhet gol. Ne vlerësojmë çdo ndeshje.

Cara del në të 65-të? Cara ka luajtur deri në 75’minutat. Konsumohet shumë dhe kam menduar ta zëvendësoj. Sot nuk e ndërruam për gjendjen fizike dhe menduam ta ruajmë për sfidat e radhës. Kishim frikë se mos dëmtohej.

Sfida e ardhshme me Skëndërbeun?Nesër është ditë rikuperimi dhe nuk kam ndonjë interes të madh për Skënderbeun – Dinamon.

Dëmtimi i Skukës? Shqetësimi i parë është kontraktim. Shpresoj të mos jetë kjo dhe ne lutemi të mos ketë dëmtim, të paktën tërheqje që do e mbante larg fushës” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →