Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka ironizuar ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, gjatë raportimit të saj në Komision për skandalin tek Onkologjiku.
“Wow, fjalimi ishte nuk di pse ankoheni nuk paska asnjë problem tek QSUT, tek Onkologjiku, fjalime patetike”, tha deputetja demokratike.
Ajo theksoi se në spital nuk ka ilaçe dhe nuk funksionojnë aparaturat, ndërsa theksoi se Onkologjiku është vetëm maja e ajsbergut.
“Mendova se sot do të vinit me një ndjesë zonja ministre, më modeste, por të thoni që kemi reaguar dhe kemi marrë masa në mënyrë të menjëhershme, kur sot nuk ka barna nuk ka kura e ilaçe, nuk funksionojnë aparaturat, paraqiteni para Komisionit dhe në vend që të rreshtoni problematikat, thoni hajde na ndihmoni. Onkologjiku është vetëm maja e ajsbergut”, shtoi Vokshi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co