Ish Presidenti Donald Trump u përball me reagime forta gjatë fjalimit në Kuvendin e Partisë Libertariane të shtunën në mbrëmje, ndërsa shumë prej të pranishmëve u dëgjuan të bërtisnin duke e fyer dhe kritikuar atë për çështje si politikat ndaj COVID-19, rritjen e lartë të deficitit federal apo për gënjeshtra me arritjet e tij politike.
Kur ai u ngjit në podium, shumë pjesëmarrës reaguan në formë tallëse ndërsa disa mbështetës që mbanin kapele me mbishkrimin “Ta bëjmë Amerikën të madhe” brohorisnin “SHBA, SHBA”.
Ishte një moment i rrallë i përballjes së zotit Trump ishte me kritikët e tij të hapur, diçka e pazakontë për dikë që është mësuar të mbajë fjalë në tubime me njerëz që e pëlqejnë.
Libertarianët, të cilët i japin përparësi qeverisë së vogël dhe lirive individuale, janë shfaqur shpesh skeptikë ndaj ish-presidentit dhe ftesa që ai të mbante fjalim në kuvendin e tyre shkaktoi ndasi brenda këtij grupi.
Ish Presidenti u përpoq të mos i jepte shumë rëndësi, duke iu referuar katër padive penale ndaj tij, duke u shprehur me shaka se “nëse nuk kam qenë libertarian më parë, me siguri që tani jam”.
Zoti Trump u përpoq të lavdëronte “kampionët e vendosur të lirisë në këtë sallë” dhe e cilësoi Presidentin Joe Biden një “tiran” dhe “presidentin më të keq në historinë e Shteteve të Bashkuara”, duke nxitur disa nga të pranishmit të të bërtisnin: “Je ti”.
Libertarianët do të zgjedhin kandidatin e tyre për Shtëpinë e Bardhë gjatë kuvendit të tyre kombëtar, i cili përfundon të dielën.
Për muaj me rradhë, anketimet kanë treguar se shumica e votuesve nuk duan një përsëritje të përballjes si ajo në 2020 mes zotit Trump dhe Presidentit Joe Biden.
Kevin Munoz, një zëdhënës i ekipit të fushatës së Presidentit Biden, kritikoi zotin Trump dhe republikanët kryesorë për qëndrimet e tyre ndaj abortit dhe mbështetjen e vendosjes së kufizimeve në shoqërinë civile, duke thënë në një deklaratë të shtunën, se “liria nuk është e lirë në Partinë Republikane të Trumpit dhe kjo fundjavë do të jetë thjesht një rast më shumë për ta kujtuar një gjë të tillë”./VOA
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co