Shqiperia

Flakët në Finiq, Auron Tare: Shkrumbuan Parkun Arkeologjik, janë dëmtuar strukturat antike dhe monumentet e Kulturës

flaket ne finiq auron tare shkrumbuan parkun arkeologjik jane demtuar strukturat antike dhe monumentet e kultures
flaket ne finiq auron tare shkrumbuan parkun arkeologjik jane demtuar strukturat antike dhe monumentet e kultures

Zjarri shkrumbon Parkun Arkeologjik në Finiq. Kjo të paktën sipas një denoncimi në rrjetet sociale të Auron Tares.

“Zjarri i sotëm, i cili shkrumboi tërësisht Parkun Arkeologjik të Finiqit duke dëmtuar monumentet e Kulturës dhe strukturat antike tregon më së miri braktisjen e këtij Qyteti vetëm 9 km nga Saranda.

Harresa dhe braktisja e këtij Qyteti madhështor që sot u bë shkrumb nuk ka lidhje me barbarte e dikurshme, por në rradhe të parë me frymën indiferente të publikut dhe me pa aftësinë burokratike të Institucioneve, të cilët nuk po kuptojnë se Trashëgimia Kulturore është çelësi i një turizmi largpamës dhe mundësi për zhvillimin ekonomik”, shkruan Tare.

[embedded content]

Postimi nga Auron Tare

“Kur Fajin nuk e kanë Barbarët”

Sot zjarri ne mesdite shkrumboi Finiqin, nje nga qytetet me te njohura te botes Antike.

Pervec ndonje lajmi te thate per nje zjarr te rendomte askush nuk foli per katastrofen kulturore ndaj ketij qyteti antik.

I rrethuar me mure madheshtore me bloqe monolite, me nje Akropol diku 7 here me te madh se ai i Athines, me nje Teater qe mbante mbi 15 mije spektatore, me nje histori aq te lavdishme sa pak kush e ka, Finiqi eshte i harruar,i braktisur dhe I pa njohur masivisht nga publiku shqiptar.

Kryeqytet i Epirit, vendi ky familja mbreterore Molose kishte fronin e vet, ku Kaonet Epirote lulezuan ne tregeti, arte dhe kulture. Vendi nga ku Aleksandri I Epirit, vellai I Olimpias, nenes se Aleksandrit te madh filloi fushaten e tij ushtarake dhe prej nga transportoi elefantet e derguar nga nipi i tij i famshem ne anije ushtarake drejt gadishullit italik.

Qyteti ku Republika Romake dhe Mbreteria Maqedonase firmosen te parin Traktat per ti dhene fund luftimeve mse tyre. I pushtuar dhe plackitur rende nga Iliret e Teutes qe e rrethuan pa pritur, i tradhetuar nga mercenaret gale dhe i ri plackitur nga trupat e Paulius Aemilius Prokonsullit Romak ne Luften Epirote, Finiqi nuk u dogj asnje here. Madheshtia i beri te gjithe ushtrite luftuese te nderonin kete qytet famemadh me nje kulture dhe arkitekture mbreselenese.
Kerkimet arkeologjike dhe zbulimimet u firmosen per te pare ne kohen e Mbretit Zog, nga I njohuri arkeolog Ugolini. Gjate periudhes se komunizmit u bene nje sere ekspeditash arkeologjike dhe restauruese.

Pas renies se komunizmit ishte nje nga vendet ku u germua sistematikisht me eskavator nga kerkuesit e thesareve duke demtuar rende struktura te tera arkitekturore.

Ne 1996 eksploratori i famshem Norvegjez Thor Heyderal e vizitoi Finiqin me idene e nje ekspedite nderkombetare arkeologjike per 97 e pengoi kete ide interesante.

Ne 2002 nen projektin e Parkut KOmbetar te Butrintit me mbeshtetjen e fondacionin privat amerikan Coolidge nga Boston MA dhe Sherbimit KOmbetar te Parqeve Amerikane u be e mundur vendosja e nje ekipi prej 6 rangers per te mbrojtur kete thesar historik.

Me ardhjen e Berishes II, ky sherbim u shkri dhe qe prej asaj kohe Finiqi eshte zhytur ne harrese totale institucionale. Ne se lexuesi do te lexoje se nje nga Ministrat e Kultures nuk e dinte se ku binte Finiqi apo se nje pjese e mire e baballareve te Kombit nuk e dinte se cfare eshte apo ku bie jam I sigurte qe nuk do ta besojne. Fatkeqesisht eshte e vertete.

Finiqi ashtu si pjesa me e madhe e Trashegimise KOmbetare eshte pjese e nje harrese dhe neglizhence te frikshme.

Edhe pse eshte premtuar gjeresisht krijimi i nje strukture qe do te mbronte dhe mirembante monumentete e Kultures si dikur nen “catine” e Institutit te Monumenteve te Kultures, apo nje strukture te dedikuar pavaresisht emrit, Monumentete e Trashegimise jane te braktisura apo te harruara.

Cdo justifikim per mungesa apo pengesa burokratike jane totalisht te pa verteta. Me nje llogaritje te thjeshte mund te kuptoni se Parku Kombetar i Butrintit ( nje fshat i vogel ne kohen e madheshtise se Finiqit) nxjerr diku tek 2 milion euro te ardhura nga biletat.

2 Milion euro jane mjaftueshem per te mbajtur ne kembe te gjithe rrjetin e monumenteve te Kultures ne rrethin e Sarandes.

Perfshi ketu edhe fondet direkte apo indirekte shteterore qe shkojne per Tendera ne fushen e turizmit/trashegimise do te shikoni se nuk eshte ceshtje fondesh por pa aftesie dhe neglizhence totale ndaj Trashegimise.

Zjarri i sotem, i cili shkrumboi teresisht Parkun Arkeologjik te Finiqit duke demtuar monumentete e Kultures dhe strukturat antike tregon me se mire braktisjen e ketij Qyteti vetem 9 km nga Saranda.

Harresa dhe braktisja e ketij Qyteti madheshtor qe sot u be shkrumb nuk ka lidhje me barbarte e dikurshem por ne rradhe te pare me frymen indiferente te publikut dhe me pa aftesine burokratike te Institucioneve te cilet nuk po kuptojne se Trashegimia Kulturore eshte celsi I nje turizmi largpames dhe mundesi per zhvillimin ekonomik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts