Flakët përfshijnë pyllin e Sodës, dyshime se zjarri është i qëllimshëm, ndërhyjnë zjarrfikëset

flaket perfshijne pyllin e sodes dyshime se zjarri eshte i qellimshem nderhyjne zjarrfikeset
flaket perfshijne pyllin e sodes dyshime se zjarri eshte i qellimshem nderhyjne zjarrfikeset

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtunë në brendësi të territorit të pyllit të Sodës.

Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha teksa po përhapet me shpejtësi i favorizuar edhe nga era e fortë bregdetare. Raportohet se në këto momente po digjet një sipërfaqe e madhe me pisha teksa 5 automjete zjarrfikëse në vendin e ngjarjes duke luftuar flakët.

Sakaq, raportohet se ka dyshime se zjarri është ndezur nga disa persona që jetojnë në zonë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje duke survejuar perimetrin e sigurisë, ndërsa për momentin nuk rrezikohen biznese apo banesa pranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →