Flamur Noka shkul mikrofonin e Sekretariatit të Etikës! Bushka ndërpret mbledhjen: Ik qërohu!

flamur noka shkul mikrofonin e sekretariatit te etikes bushka nderpret mbledhjen ik qerohu





































Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku PS do ndëshkonte 24 deputetet e opozitës për djegien e karrigeve dhe trazirave në Parlament.

noka komisioni i etikes

Mbledhja nisi me tensione pas demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.

“Garda jashtë” u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra.

Por pas debateve me Klotilda Bushkën, Noka ka shkulur mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës.

Debati ka vijuar me tone të ashpra, ndërkohë që Bushka është detyruar të ndërpresë mbledhjen.

Pjesë nga përplasja:

Noka: Nxirri jashtë (për gardën)

Noka i shkul mikrofonin Bushkës: Me hajdutët nuk flitet! Nuk më përjashton dot ti.

Bushka: Me mikrofonin ç’pate?

Noka: Ju jeni krimi i organizuar në Parlament. Ju po përfaqësoni krimin e organizuar, ju jeni hajdutët e këtij vendi. Garda përjashtë! Ju përfaqësoni krimin, keni vjedhur Shqipërinë.

Bushka ndërpret mbledhjen

Noka: Ik qërohu!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →