Flamuri i UÇK-së në tribuna, UEFA dënon Zvicrën

flamuri i uck se ne tribuna uefa denon zvicren
flamuri i uck se ne tribuna uefa denon zvicren

Kombëtarja e Zvicrës barazoi 1:1 në ndeshjen e fundit të Grupit A ndaj Gjermanisë. Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka dhënë një dënim për Shoqatën e Futbollit të Zvicrës, thuhet në mediat zvicerane. 27 mijë franga është dënimi i UEFA-s për “Helvetikët”. Madje ky dënim vjen për shkak të flamurit të UÇK-së të pranishëm në tribuna.

Përveç flamurit, tifozët zviceran hodhën në fushë topa letre dhe ndezën dy piro të vegjël. Kujtojmë që UEFA ka qenë shumë strikte në këto ngjarje të Euro 2024 në Gjermani.

Ku kemi parë që ka dënuar ashpër Mirlind Dakun me dy ndeshje mos-lojë dhe Shqipërinë në tre raste, për shkak të sjelljes së tifozerisë kuqezi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →