“Flasin çdo ditë”, pajtimi mes Morata e Campello mund të mos jetë larg

flasin cdo dite pajtimi mes morata e campello mund te mos jete larg
flasin cdo dite pajtimi mes morata e campello mund te mos jete larg

Nuk është thënë ende fjala e fundit mes Alvaro Moratas dhe Alice Campellos. Çifti njoftoi ndarjen e tyre por vazhdojnë të jenë shumë të afërt.

Revista spanjolle ‘Hola!’ kontaktoi disa persona nga rrethi i sipërmarrëses italiane dhe mesa duket situata mes të dyve është përmirësuar ditët e fundit.

“Gjithçka është më e qetë, ata flasin çdo ditë dhe pozicionet e tyre po afrohen më shumë. Prioriteti i tyre janë katër fëmijët e tyre”, tha një burim.

Dhe pastaj: “Të dy janë shumë të rinj dhe tani, nga larg, shohin gjithçka më qartë dhe kuptojnë njëri-tjetrin pak më shumë”.

Alice megjithatë ka vendosur të qëndrojë në Madrid për të mos destabilizuar fëmijët sepse “ajo dëshiron qetësi”.

Distanca – ajo në Spanjë, ai në Milano – mund të jetë e rëndësishme “për të vlerësuar martesën dhe për të kuptuar se çfarë ndodhi”.

Mesa duket njoftimi i futbollistit për ndarjen ka qenë i “ngutshëm”.

Disa thonë se ka një person të tretë në këtë mes, por që u mohua nga të dy palët.

Përveç tradhtive të supozuara, ditët e fundit temë diskutimi ka qenë edhe prania e Moratas në Raya, aplikacioni ekskluziv i takimeve që përdoret gjerësisht nga të famshmit.

Tani për tani “nuk ka pajtim”, por në të ardhmen gjithçka është e mundur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →