Sport

Flet Asllani: Shfrytëzoj çdo mundësi që më jepet, fitore e madhe e Interit

flet asllani shfrytezoj cdo mundesi qe me jepet fitore e madhe e interit
flet asllani shfrytezoj cdo mundesi qe me jepet fitore e madhe e interit

Mesfushori i Interit, Asllani, analizoi fitoren 4-0 ndaj Atalatanës.

“Kjo fitore na jep kënaqësi të madhe. Të luash ndaj Atalantës dhe të fitosh kështu nuk është e lehtë. Ne ishim të mirë, e rikonfirmuam veten, fituam edhe sonte. Duhet të vazhdojmë kështu, pa e ulur ritmin. Ata që luajnë më pak duhet të jenë gati kur t’iu vijë radha. Sigurisht që do të ketë shanse për të gjithë, sepse ky sezon ka shumë ndeshje. Jemi një grup i menaxhuar mirë, shkojmë mirë me njëri-tjetrin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Bëmë mirë që shënuam dy gola pas pak minutash, pastaj duhej ta menaxhonim lojën. Bëmë mirë në gjithçka. Nuk është e lehtë ndaj Atalantës, sepse ky kundërshtar luan futboll intensiv një kundër një. Në fund të fundit ishte një fitore e mirë. Sa e rëndësishme është ta shfrytëzosh konkurrencën? Të gjithë duam të luajmë, por kur na jepen minuta, për mendimin tim duhet t’i shfrytëzojmë sa më shumë, qofshin tre, tetë, gjysmë ore. Kam një kampion të madh përpara si Hakan, e falënderoj gjithmonë, sepse është thelbësor për rritjen time.

Duhet të jemi të mirë për të mësuar nga këta kampionë të mëdhenj, për ta ngritur nivelin në çdo seancë stërvitore. Gjëja më e vështirë është të rikonfirmojmë veten, duam ta bëjmë këtë në
sezonin e ri. Kemi objektiva të rëndësishëm, që duam t’i arrijmë, por mendojmë ndeshje pas ndeshjeje” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts