Sport

Flick prezantohet te Barcelona: Klub i jashtëzakonshëm, objektiv titulli

flick prezantohet te barcelona klub i jashtezakonshem objektiv titulli
flick prezantohet te barcelona klub i jashtezakonshem objektiv titulli

Flick tha fjalët e para si trajner i Barcelonës, gjatë prezantimit të tij.

“Kam mbërritur në një klub të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur. Njerëzit në rrugë janë entuziastë dhe fillova të punoj dhe pashë që ka një ekip të rinjsh me cilësi të madhe. I jam shumë mirënjohës La Masia, unë dua t’i zhvilloj këta lojtarë, ata janë baza për të bërë një punë fantastike me lojtarët e rinj, ata duhet të përmirësohen sepse janë të rinj dhe nuk do të ishte e drejtë të përmendim emra”.

Yamal- “Unë fola me të dhe ai është një person i jashtëzakonshëm dhe mendoj se është në rrugën e duhur”.

Synimet e sezonit: “Objektivat janë të luajmë për titull dhe t’u japim gëzim tifozëve. Më jepni disa javë dhe do të mund t’ju përgjigjem më saktë. Është e qartë se kam ardhur për të fituar. Kjo është arsyeja pse kam ardhur me ekipin tim, qëllimi është fitorja dhe kjo është puna në grup”.

Nico Williams- Nico nuk është lojtar i Barcelonës, ai luan për një klub tjetër dhe unë fokusohem te skuadra jonë, nuk mund të them asgjë tjetër”.

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts