Bota Kuriozitete Lifestyle

Flini më shumë se një orë në mesditë? Ja shenjë e cilës sëmundje kronike mund të jetë

flini me shume se nje ore ne mesdite ja shenje e ciles semundje kronike mund te jete



































Gjumi i shpeshtë i mesditës prej më shumë se një orë në ditë mund të jetë një shenjë paralajmëruese e diabetit të tipit 2, sipas një studimi të ri të madh shkencor japonez.

Untitled-1-Recovered-Recovered-Recovered-Recovered(20171004143705)

Një sy gjumë i përditshëm prej më shumë se 60 minutash shoqërohet me 45% rritje të rrezikut të diabetit, krahasuar me ata që nuk dremisin fare.

Nëse gjumi i kalon dy orë në ditë, rreziku rritet më tej. Por ata që flenë më pak se 40 minuta pasdite nuk duket se përballen me një rrezik të shtuar.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr Yamada Tamahide nga Universiteti i Tokios, i cili bëri njoftimin përkatës në konferencën vjetore të Bashkimit Evropian për Studimin e Diabetit në Mynih, sipas BBC, vlerësuan 21 studime vëzhguese, e cila përfshinte gjithsej mbi 300,000 njerëz.

Megjithatë, shkencëtarët sqaruan se, për momentin, nuk ka asnjë provë se është vetë “siesta” ajo që shkakton apo përkeqëson diabetin. Por ka një lidhje të qartë midis të dyjave.

Studimet e mëparshme kanë treguar se diabeti është i lidhur me çrregullimet e gjumit në përgjithësi. Studime të tjera kanë arritur gjithashtu në përfundimin se dremitjet janë më të dobishme kur ato janë të shkurtra, deri në 30 minuta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts