Bota

Fliste kundër Ndrangheta-s, famulltarit në jug të Italisë i hidhet zbardhues rrobash në kupën e verës

fliste kunder ndrangheta s famulltarit ne jug te italise i hidhet zbardhues rrobash ne kupen e veres
fliste kunder ndrangheta s famulltarit ne jug te italise i hidhet zbardhues rrobash ne kupen e veres

Një famullitar në jug të Italisë po bëhej gati të pinte një gllënjkë nga kupa e verës, kur kuptoi se ajo ishte e mbushur me zbardhues. Ndërkohë mendohet se ky veprim është një kërcënim i lidhur me mafien italiane, shkruan The Guardian. At Felice Palamara sapo kishte shenjtëruar kupën e ujit dhe verës përpara se të kremtonte eukaristinë gjatë meshës së mbrëmjes të shtunën në kishën San Nicola di Pannaconi në Cessaniti, një qytet i vogël në rajonin e Kalabrisë, dhe ndërsa po përgatitej të pinte prej saj, vuri re një erë të çuditshme.

Testet laboratorike të bëra më vonë konfirmuan se përzierja përmbante zbardhues, duke nxitur autoritetet e sigurisë të fillojnë hetimet. Palamara, i cili shpesh ka folur kundër Ndrangheta-s, organizatës mafioze që e ka origjinën në Kalabri, u tha mediave lokale se kishte marrë disa kërcënime me vdekje gjatë kohës që ishte në kishë.

Makina e tij është shkatërruar dy herë në muajt e fundit. Prifti, i cili ngado shoqërohet nga policia, ka shkruar në rrjetet sociale se: “hakmarrja e tij quhet dashuri dhe se mburoja e tij është falja”. Ai është zotuar se nuk do të ndalet para pengesave dhe se nuk do të trembet nga errësira, duke u zotuar të vazhdojë punën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts