Bota

Fluksi i lëvizjes për shkak të sezonit veror, Policia rrit prezencën në akset rrugore, apel drejtuesve të mjeteve: Respektoni sinjalistikën dhe përdorni rrugë alternative

fluksi i levizjes per shkak te sezonit veror policia rrit prezencen ne akset rrugore apel drejtuesve te mjeteve respektoni sinjalistiken dhe perdorni rruge alternative

































Nisur nga fluksi shumë i madh i lëvizjes së automjeteve nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, Policia Rrugore bën me dije se ka rritur prezencën e shërbimeve në akset rrugore nacionale dhe në ato hyrëse në qendrat urbane.

policia

Njëkohësisht, policia njofton se po monitoron me dronë akset nacionale për të parandaluar parakalimet e gabuara që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore dhe për bllokim të lëvizjes së lirë të automjeteve.

“Për shkak të fluksit të madh, ka ngadalësim të lëvizjes në akset rrugore Shëngjin-Lezhë-Milot, Gjiri i Lalzit-Vorë, Rrogozhinë-Bradashesh, dhe Librazhd-Bradashesh, por në asnjë moment nuk ka bllokim të lëvizjes.

Fluks të shtuar ka dhe në rrugët interurbane Durrës-Tiranë dhe Elbasan-Tiranë”, njofton policia.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve të qëndrojnë në radhë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të respektojnë shpejtësinë në akset që nuk ka fluks të shtuar si dhe të përdorin rrugë alternative.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts