Pas suksesit kundër Monzës, e djeshmja ishte transferta e dytë sezonale që Milani fiton pa pësuar. Verona ndërkohë pësoi humbjen e tetë radhazi ndaj kuqezinjve që për momentin kanë kapërcyer Bolonjën në renditje dhe kanë shpëtuar trajnerin e tyre nga një shkarkim i mundshëm. Vetë Paulo Fonseka ka folur në konferencë për shtyp duke analizuar të gjitha aspektet e suksesit në Veronë.
NDESHJA – “Mendoj se situata që ata kanë frikë u paraqit në pjesën e parë. Nuk ishin disa lojtarë, ndeshjen e fundit nuk e kishim fituar… Mendoj se hymë në lojë pak ngadalë. Është e vërtetë që nuk pësuam ndaj Veronës në pjesën e parë. Kishim 76 për qind të mbajtjes së topit, por pa qenë agresivë teksa gabuam shpesh herë pasimin e fundit. Është një çështje besimi, por nëse luajmë shumë topa në buzë zonës rivale, duhet të bëjmë më mirë. Por pa shumë lojtarë dhe me këtë moment që po kalonim jam i kënaqur me fitoren, edhe sepse ishte shumë e merituar. Një tjetër ndeshje pa pësuar gol më kënaq gjithashtu, por duhet të përmirësohemi në sulm.”.
SOLIDITET DIFENSIV – “Të gjithë, por veçanërisht qendërmbrojtësit bënë shumë mirë. Fofana dhe Terraçiano gjithashtu zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer. Është e rëndësishme të kemi këtë stabilitet për të sulmuar më mirë. Çdo ndeshje po jemi më solidë në mbrojtje”.
LEAO – “Kam folur me Rafën tani, më duket se nuk është asgjë e veçantë dëmtimi i tij. Ishte një dalje parandaluese, nuk doja ta rrezikoja”.
DËMTIMET – “Teo nuk është i lënduar. Rafa nuk ka diçka të veçantë. Pulisiç erdhi i dëmtuar nga kombëtarja. Morata ka bajamet. Problemi që kishim ishte vetëm me Musahun dhe Loftus-Çiku, të tjerët janë gjëra që nuk mund t’i kontrollonim”.
PANORAMASPORT.AL