Fonseka rrezikon shkarkimin/ Milani kontakton Ksavin, në listë Mançini e Alegri

fonseka rrezikon shkarkimin milani kontakton ksavin ne liste mancini e alegri








































Pas gjashtëmbëdhjetë javësh, Milani e gjen veten 14 pikë prapa Atalantës kryesuese dhe tetë pikë pas Fiorentinës në vendin e katërt që vlen një “biletë” për Ligën e Kampioneve.fc-internazionale-v-fc-barcelona-group-c-uefa-champions-leaguePas protestës nga tifozëria, të tjera dyshime kanë lindur për të ardhmen e mundshme të Paulo Fonseka pasi sipas burimeve të ndryshme nga “Milanello” ai rrezikohet të shkarkohet. Siç raporton “Sportmediaset”, edhe pas MilanXhenoa, portugezi do të ishte ende në pozicion solid mbi stolin e Milanit. Megjithatë, kjo situatë mund të ndryshojë së shpejti. Një gabim i mundshëm në transfertën e nesërme kundër Veronës, do të përkeqësonte situatën e tij. Prandaj, për momentin nuk do të kishte asnjë opsion pushimi nga punë, por kjo mund të varet nga rezultatet e ardhshme të Milanit. Kujtojmë se nga 22 ndeshje në stolin e Milanit në të gjitha turnetë, Fonseka ka fituar 11 duke humbur gjashtë e barazuar pesë, ndaj edhe drejtuesit nuk janë të kënaqur e aq më pak tifozët që vijojnë prej ditësh me protesta.

ALTERNATIVA NË HORIZONT – Milani po përjeton një situatë të komplikuar, prandaj tashmë ka nisur të mendojë se si të mbrohet në rast shkarkimi të mundshëm të trajnerit. Në fakt, nga Spanja është përhapur fjalë se Ksavi Hernandez, i cili mbeti i lirë pas largimit nga Barcelona, mund të transferohej në Milano. Sipas asaj që raportohet nga gazeta katalanase “El Nacional”, kuqezinjtë do të ishin tashmë është në negociata të avancuara me teknikun iberik, i cili do të gjente Rafael Leaon, të cilin e kërkoi me këmbëngulje për një kohë të gjatë kur ishte në pankinën e “Blaugrana”-ve. Ky lajm në fakt shkon paralel me zërat që do të vishnin kuqezi edhe Roberto Mançini i mbetur gjithashtu pa punë pas shkarkimit nga kombëtarja e Arabisë Saudite. Ish-trajneri i Italisë, por edhe Interi e Lacios mund të bëhet një profil interesant në rast se Fonseka do të shkarkohej. Dje në mbrëmje “Sky Sport” raportoi se Masimiliano Alegri është rikthyer si pistë për të marrë drejtimin e Milanit. Ndërkohë, raportohet se emri i Maurizio Sarrit, ka rënë si alternativë.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →