Forcat ajrore të SHBA-ve kanë testuar fuqinë e një arme të re mbi një luftanije, gjatë një stërvitje ushtarake gjatë muajit të kaluar.
Bëhet fjalë për stërvitjen RIMPAC që është mbajtur në ujërat e ishujve të Havait që u mbajt nga 27 korriku deri më 1 gusht, ku morën pjesë 40 anije, tre nëndetëse, 14 ekipe të forcave tokësore, mbi 150 aeroplanë dhe 25 mijë ushtarë nga 29 vende të ndryshme.
Më 30 korrik, Forcat Ajrore amerikane publikuan videon që tregon fundosjen e anijes – që ishte goditur disa herë më predha të ndryshme.
Bëhet fjalë për një aeroplan të tipit AC-130J Ghostrider të pajisur me topin prej 30 dhe 105 mm, i cili gjuan me precizitet të lartë.
Ghostrider është një aeroplan gjigant transportues C-130J Super Hercules. Ai fillimisht ishte destinuar për mbështetje të afërt nga ajri, të cilët për herë të parë u përdorën në fushëbetejë në Afganistan në vitin 2019.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co