Forcat e Sigurisë së Kosovës pa ushqim/ Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi: Sabotim, jo neglizhencë! Spiunazhi i huaj…

forcat e sigurise se kosoves pa ushqim eksperti i sigurise bedri elezi sabotim jo neglizhence spiunazhi i huaj
forcat e sigurise se kosoves pa ushqim eksperti i sigurise bedri elezi sabotim jo neglizhence spiunazhi i huaj

Eksperti i Sigurisë Bedri Elezi, në një lidhje skype në News24, ka folur në lidhje me situatën e sigurisë në Veriun e Kosovës.

Ai shpreh se çështjet e brendshme nuk duhet të diskutohen në Bruksel, referuar deklaratës së zyrtarit të NATO-s që deklaroi se hapja e Urës së Ibrit duhet të trajtohet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, pasi është çështje politike jo e sigurisë.

“Në të kaluarën kemi deklaruar se Kosova është e ekspozuar në një situatë të rëndë të sigurisë nga Serbia. Ka pasur veprime jo të duhura edhe nga institucionet e Kosovës, që janë konsideruar mjete që justifikojnë dhunën e serbëve lokalë që mbështeten nga Beogradi dhe Moska. Çështjet e brendshme nuk duhet të diskutohen në Bruksel”, tha ai.

Elezi foli edhe në lidhje me situatën e krijuar me mungesën e ushqimit në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Ai tha se një situatë e tillë me shumë mundësi nuk është krijuar nga neglizhenca, por si pasojë e një sabotazh nga agjenturat e huaja.

“Komandanti i Përgjithshëm i çoi një ministrit për problemet me ushqimin Janë duke shqyrtuar pezullimin e aktivitetet derisa të sigurohet buka. Dyshoj se persona të caktuar mund të jenë duke i shërbyer të huajve për të dekurajuar FSK që janë garancia më e madhe e sigurisë së Kosovës. Agjenturat e huaja kanë penetruar në këto institucion që të cënojnë sigurinë. Duhet hetim nëse kjo ka ndodhur për neglizhencë apo për shkak të spiunazheve të huaja”, tha Elezi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →