Formacionet zyrtare/ Shqipëria për “jetë a vdekje” ndaj Spanjës, kuqezinjtë me ndryshime

formacionet zyrtare shqiperia per jete a vdekje ndaj spanjes kuqezinjte me ndryshime

Shqipëria sfidon Spanjën në orën 21.00 në Dusseldorf, në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit. Kuqezinjtë kërkojnë triumfin për të arritur te kualifikimi, ndaj një rivali që kryeson grupin me pikët e plota dhe që ka arritur objektivin e vet.

Pak më parë janë publikuar formacionet, me trajnerin Sylvinho dhe homologun De La Fuente. Ashtu siç pritej, Sylvinho ka zgjedhur më të mirët, ndërsa De La Fuente, ka bërë një rotacion total, duke aktivizuar lojtarët e stolit.

F647052d 861f 4b66 B6ec B8726e70a8e0
F647052d 861f 4b66 B6ec B8726e70a8e0

Sa i takon mungesave, Mirlind Daku nuk është në dispozicion për shkak të pezullimit të UEFA-s, pas ofendimeve ndaj serbëve dhe maqedonasve.  Në krahun tjetër, te iberikët, Rodri s’do jetë për motiv kartonash, ndërsa Perez dhe Fernandez janë të dëmtuar.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

SPANJA (4-3-3): Raya; Jesus Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Ferran Torres, Joselu, Oyarzabal

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →