Tirana pritet të zbresë sot në fushë me një formacion, që do të kujdeset më shumë për fazën difensive të lojës.
Bardheblutë e njohin kundërshtarin dhe kanë marrë masat që ta përballojnë sulmin e tyre për të goditur pastaj me ndonjë kundërsulm. Në këtë logjikë, trajneri Bledi Shkëmbi pritet t’u besojë lojtarëve të shpejtë përpara, siç janë Haxhiu dhe ndoshta Prenga dhe Zharmuni.
Këta dy të fundit mund të jenë risitë e formacionit, përveç Ismajlit që e nis nga minuta e parë. Për sulmin mbetet dilema mes suedezit Bajroviç që luajti nga minuta e parë në Gjeorgji dhe francezit Zharmuni. Trajneri Shkëmbi do të vendosë në momentet e fundit.
Ai e ka grupin më të plotë, pasi ka të gatshëm edhe Abdullahun, Ismajlin dhe Abah, të cilët munguan në Gjeorgji.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co