“Sofascore”, që merret me statistikat e lojtarëve, e ka publikuar formacionin më të mirë të Evropianit 2024, deri në fazën e gjysmëfinales. Website i njohur ka bërë publike 11-shen, pak para ndeshjes finale ndërmjet Spanjës dhe Anglisë,
Ka qenë turne ku futbollistët e profilit të lartë nuk kanë treguar më të mirën, ndërsa janë shfaqur emra të rinj e shumë të talentuar. “Sofascore” ka rreshtuar 11-shen më të mirë me formacionin 4-3-2-1. Në portë është Giorgi Mamardashvili. Mbrojtja përbëhet nga Joshua Kimmich, Antonio Ruediger, Jaka Bijol dhe Marc Cucurella.
Para mbrojtjes treshja Fabian Ruiz, Toni Kroos dhe Bernardo Silva, ndërsa Dani Olmo e Kevin De Bruyne janë në përkrahje të Cody Gakpos. Në këtë 11-she nuk është asnjë futbollist anglez.
![Formacioni më i mirë i “Euro 2024”, asnjë lojtar i Anglisë 2 Gggggg](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/formacioni-me-i-mire-i-euro-2024-asnje-lojtar-i-anglise.jpg)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co