Forumi për Ballkanin/ Xhixho me Gjukanoviç: Situata në rajon, shumë më e keqe se 10 vite më parë, stabiliteti në rrezik

forumi per ballkanin xhixho me gjukanovic situata ne rajon shume me e keqe se 10 vite me pare stabiliteti ne rrezik
forumi per ballkanin xhixho me gjukanovic situata ne rajon shume me e keqe se 10 vite me pare stabiliteti ne rrezik

Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka takuar ish-presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç gjatë punimeve të forumit “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”, organizuar në Tiranë nga PL. Xhixho shkruan në një postim në rrjetet sociale se “situata në rajon është shumë më e keqe se 10 vite më parë“, ndërsa sjell në vëmendje se shqetësimet lidhur me stabilitetin janë ende prezente.

“Mendoj se nuk është bërë asgjë serioze në fushën e reformave në 6 vendet e rajonit, dhe ne kemi vlera, që tashmë janë të ndryshme në vendet tona. Dhe këto vlera, nuk janë të gjitha vlera europiane. Dhe nëse ne marrim parasysh incidentet që po ndodhin, dhe që kanë ndodhur, ne përsëri kemi problemin e stabilitetit në rajonin tonë“, thekson Xhixho.

Postimi
𝐓ë 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐙. 𝐌𝐢𝐥𝐨 𝐆𝐣𝐮𝐤𝐚𝐧𝐨𝐯𝐢ç, 𝐢𝐬𝐡-𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐢 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐭 𝐭ë 𝐙𝐢 , 𝐧ë 𝐟𝐨𝐫𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë 𝐫𝐚𝐣𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐠𝐣𝐞𝐨𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐬ë 𝐬𝐨𝐭𝐦𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐬ë 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐬”, 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐚 𝐞 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐬ë. 𝐃𝐢𝐬𝐚 𝐦𝐨𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭𝐢𝐣 𝐦𝐛𝐢 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐫𝐚𝐣𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐧ë 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐧 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧. Situata në Ballkanin Perëndimor në 2024, është në opinionin tim, shumë më e keqe se sa 10 vite më përpara. Në vitin 2014, ne kishim entuziazëm.
* * *
Mendoj se nuk është bërë asgjë serioze në fushën e reformave në 6 vendet e rajonit, dhe ne kemi vlera, që tashmë janë të ndryshme në vendet tona. Dhe këto vlera, nuk janë të gjitha vlera europiane. Dhe nëse ne marrim parasysh incidentet që po ndodhin, dhe që kanë ndodhur, ne përsëri kemi problemin e stabilitetit në rajonin tonë.
* * *
Duhet të kemi procese të gjalla demokratike në vendet tona, dhe të përpiqemi të shkojmë në situatën ku do të kemi qeveri kombëtare të përgjegjshme, që do të fillojnë të punojnë për diçka që ne kemi vendosur se duam ta bëjmë. Dhe ajo që kemi vendosur 30 vite përpara është rruga drejt demokracisë, regjimi demokratik, anëtarësimi në BE dhe në NATO.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →