Bota

FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, raportohet për tre persona të plagosur

foto aksident i rende ne aksin pogradec lin raportohet per tre persona te plagosur





































Tre persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Udënisht.

aksident pogradec lin

Siç shihet edhe në këtë foto dy mjetet janë përplasur fort me njëra tjetrën.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. R.

Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts