FOTO/ Ambulancat me targa të Serbisë nëpër rrugët e Kosovës

foto ambulancat me targa te serbise neper rruget e kosoves
foto ambulancat me targa te serbise neper rruget e kosoves

Jo rrallë herë shohim ambulanca nëpër rrugët e Kosovës, që mbajnë targa të Serbisë. Të njëjtat fare lehtë mund të i gjesh edhe në Shtëpinë e Shëndetit në Graçanicë që funksion si spital serb. Përdorimi i tyre shumë herë ka ngjallë mëdyshje nëse është i ligjshëm.

Për këtë mediumi pyeti ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët kompetencat ia hodhën kolegëve të tyre në ministrinë e Shëndetësë e të Punëve të Jashtme.

“Lidhur me lejet e veçanta, duhet të kontaktoni Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Shëndetësisë, përndryshe marrëveshja për njohjen reciproke të targave të vetura mes dy vendeve është duke u zbatuar”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Dukagjini dërgoi pyetje edhe tek këto dy ministri. Ministria e Punëve të Jashtme nuk e mori mundin të kthej ndonjë përgjigjeje, por ajo e shëndetësisë ia kthej më të njëjtën monedhë MPB-së, duke ia deleguar asaj kompetencat.

“Qarkullimi i veturave rregullohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, prandaj lidhur me çështjen e ngritur nga ana e juaj, për përgjigje luteni që t’i drejtoheni organeve kompetente”, thuhet në përgjigjen e MSH-së. Për këtë paqartësi në mes vete, Dukagjini të dy institucioneve ia dërgojë përgjigjeje e njëra-tjetrës, por më nuk kthyen përgjigjeje asnjëra.

Megjithatë, në bazë të ligjeve të Kosovës, si funksionojnë ato? Ka treguar avokati, Asdren Bytyqi. “Nuk ka asnjë ligj të veçantë i cili e përcakton konfiskimin e automjeteve këtë rast edhe ambulancave të cilat veprojnë në përputhje me rregullat e përgjithshme të komunikacionit në Kosovë, pra ato janë të regjistruara në një vend të huaj kanë afat të regjistrimit dhe kryejnë funksione të caktuara”, tha ai.

Ligj që i ndalon nuk ka, por as që i lejon, andaj Bytyqi tregon se si veprohet në këto raste. “Është një rregull në të drejtën, që gjithçka çka nuk është e ndaluar është e lejuar, përderisa nuk ka ndonjë ligj të posaçshëm që parasheh, kufizimin e tyre në komunikacion, të njëjtat mund të lëvizin lirshëm”, vijoi ai.

Por përveç ambulancave me targa të Serbisë, që gjenden kryesisht në komunat që ka qytetarë me shumicë serbe, andej pari ka edhe ambulanca të cilat kanë targa të Kosovës, raporton RTVD.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →