Bota

FOTO/ Atentati ndaj Donald Trump, autoritetet gjejnë detonator dhe bateri në tarracën ku 20-vjeçari kreu sulmin. Ja çfarë është zbuluar në makinën dhe celularin e tij

foto atentati ndaj donald trump autoritetet gjejne detonator dhe bateri ne tarracen ku 20 vjecari kreu sulmin ja cfare eshte zbuluar ne makinen dhe celularin e tij



































Një detonator, i cili shërben për të ndezur eksploziv është gjetur pranë trupit të atentatorit të Donald Trump në Pensilvaninë perëndimore.

trump thomas

Sipas informacioneve dhe fotove të publikuara në mediat ndërkombëtare, detonatori, një pajisje e vogël drejtkëndëshe gri që i ngjan një telekomande televizori, është gjetur së bashku me një bateri rezervë dhe telefonin e Thomas Matthew Crooks.

Fotografia e publikuar tregon detonatorin së bashku me telefonin e Thomas Matthew Crooks dhe një bateri rezervë
Fotografia e publikuar tregon detonatorin së bashku me telefonin e Thomas Matthew Crooks dhe një bateri rezervë

“The Guardian” shkruan se artikujt u gjetën në çatinë nga ku Thomas Matthew Crooks qëlloi ish-presidentin e SHBA, kandidatin republikan për president, me një pushkë të stilit AR-15.

Motivet e të riut mbetën të paqarta, megjithëse zyrtarët thanë se kishin mundur të hynin në telefonin e tij. Burimet i thanë Washington Post se “pasja e telefonit nuk e ka zbardhur ende rastin”, megjithëse është zbluar se ka disa pista për tu ndjekur.

Makina e Crooks u zbulua se përmbante një kuti metalike me eksploziv të lidhur me një marrës, raportoi CNN, duke shtuar se hetuesit po shqyrtonin idenë që Crooks synonte të krijonte një shpërqendrim gjatë të shtënave.

WPXI gjithashtu raportoi për konfuzionin e vazhdueshëm se përse i armatosuri nuk u konfrontua para se të qëllonte mbi Trump.

Crooks u pa nga dëshmitarët dhe nga forcat e rendit, por nuk u përball me ta. Kimberly Cheatle, drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan, ka thënë se oficerët e policisë lokale ishin brenda ndërtesës nga e cila qëlloi Crooks.

Por, WPXI raportoi se policia lokale nuk ishte vendosur kurrë në ndërtesën në fjalë.

Nga të shtënat, Trump pësoi një dëmtim në veshin e tij të djathtë, ndërsa një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy u plagosën.

Gjithashtu, viktimë mbeti dhe atentatori 20-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje nga oficerët e sigurisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts