FOTO/ Bashkia e Tiranës akuzon protestuesit: Molotovi që shpërtheu te dritarja dogji flamurin kombëtar

foto bashkia e tiranes akuzon protestuesit molotovi qe shpertheu te dritarja dogji flamurin kombetar
foto bashkia e tiranes akuzon protestuesit molotovi qe shpertheu te dritarja dogji flamurin kombetar

“Molotovët e hedhur te godina e Bashkisë së Tiranës kanë djegur Flamurin kombëtar”. Ky është reagimi i Bashkisë së Tiranës lidhur me protestën e opozitës dhe incidentet para godinës. Në njoftim Bashkia thekson se flamuri kombëtar ishte i vendosur në krah të flamurit që simbolizon institucionin e bashkisë së kryeqytetit dhe atij të Bashkimit Europian.

Në drejtim të godinës, në katin e dytë, janë hedhur një sërë shishesh me lëndë djegëse nga protestuesit që marshuan nga Kryeministria. Në pamjet që sjell BalkanWeb duket se një prej shisheve me molotov shpërthen pranë vendit ku janë vendosur të tre flamujt dhe zona përreth është përfshirë nga flakët.

“Godina e Bashkisë së Tiranës është monument kulture i kategorisë së parë“, thuhet më tej në reagimin për mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →