Një aksident masiv ka ndodhur rreth mesnatës në autostradën Tiranë – Durrës. Një betonjere e cila bënte manovra të pakontrolluara në rrugë ka përplasur disa makina.
BalkanWeb mëson se nga aksidenti është dëmtuar një person i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar mbi rrethanat e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit nga mjeti i rëndë.
Shoferi i betonieres është ndaluar nga policia.
(A.A/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co