FOTO/ Bruce Willis shihet në publik mes betejës së tij shëndetësore

foto bruce willis shihet ne publik mes betejes se tij shendetesore
foto bruce willis shihet ne publik mes betejes se tij shendetesore

SHBA

Bruce Willis u fotografua të dielën në Los Angeles të Kalifornisë, mes betejës së tij shëndetësore me afazinë dhe demencën. Ylli 69-vjeçar i Armageddon, ishte ulur në sediljen e pasagjerit brenda një makine, shkruan DailyMail.

Ylli i “Sixth Sense” është baba i pesë vajzave, Mabel Ray, Evelyn me gruan Emma Heming Ëillis dhe Rumer, Scout dhe Tallulah me ish-bashkëshorten Demi Moore.

Ëillis ishte shoqëruar nga truprojat e tij gjatë kësaj paraqitjeje, thanë dëshmitarët okularë.

Më 22 gusht, vajza e tij Rumer ndau një imazh të saj dhe të babait duke i mbajtur dorën ndërkohë që njerëzit pyesnin për shëndetin e tij.
“Ai është mirë. E dua shumë. Faleminderit”, pati thënë vajza e aktorit të njohur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co